Serbët bllokojnë rrugën në Graçanicë pasi polica arrestoi një serb për krime lufte

0 minutes, 24 seconds Read

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një serbi tjetër. Ai është Dragisha Milenkoviq i cili po akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Pas arrestimit të Dragisha Milenkoviqit, disa serbë nga Graçanica kanë bllokuar rrugën Graçanicë-Prishtinë.

Sipas mediave serbe dhe disa pamjeve që kanë publikuar raportohet për përplasje mes tyre dhe Policisë së Kosovës

Në video, shihet teksa serbët sulmojnë një veturë që besohet të jetë e një shqiptari.

Publikime te ngjashme