Këtë ai e ka thënë në letrën që ia ka kthyer kryeministrit Kurti për kushtet e propozuara për të dalë nga gjendja e tensionuar në Veri.

Pos kësaj kërkesës ndaj Kosovës, Borrell ka thënë se do t’i kërkojnë Serbisë që t’i tërheqë elementet radikalë.

“Paralelisht ne po kërkojmë nga Serbia që të mbështesë tërheqjen e elementeve radikalë nga këto zona”, thuhet ndër tjerash në letër.

“Pas de-përshkallëzimit, ne jemi të gatshëm të diskutojmë më në detaje marrëveshjet e sigurisë KFOR’it EULEX në katër komunat, të cilat ju i sugjeroni në pikën tre”, thuhet në kthimin e letrës së Borrellit.