Rusët kishin vendosur kamerë vëzhgimi në majën e një ndërtese shumëkatëshe, ukrainasit e hedhin në erë me dron kamikaz

0 minutes, 54 seconds Read

Luftimet në Ukrainë çdo ditë e më shumë po intensifikohen, ku nga të dyja palët raportohet për humbje si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

E në Kheron, operatorët ukrainas të dronëve kishin pikasur një kamerë vëzhgimi të ushtrisë ruse, që ishte vendosur në majën e një ndërtese shumëkatëshe, transmeton Telegrafi.

Mjaftoi aktivizimi i dronit kamikaz, që u ngrit në ajër që ta hedhë në erë kamerën e montuar nga rusët në ndërtesën e zonës industriale Hola Prystan në rajonin e Khersonit.

Ishin forcat ukrainase që njoftuar se sistemi modern i vëzhgimit të rusëve “Ironya”, ishte vendosur me qëllim që të mbikëqyr lëvizjet e trupave ukrainase, dhe që përdor imazhe termale për identifikimin e trupave dhe gjatë natës.

Duke parë rrezikun që u kanosej nga kjo pajisje, ukrainasit vendosën që dronin e mbushur me eksploziv ta përplasin në drejtim të kullës që hodhi në erë kamerën./Telegrafi

Publikime te ngjashme