Ronaldo prezantohet në stadiumin e stërmbushur: Përshëndet fëmijët, gjuan disa top dhuratë për fansat dhe pastaj e mbyll me familjen e tij në skenë

1 minute, 35 seconds Read

Cristiano Ronaldo është prezantuar në një ceremoni madhështore te klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr.

Stadiumi “Mrsool Park” ishte i stërmbushur me tifozë, të cilët me padurim presin ta shihnin yllin portugez në fushë me fanellën e ekipit të tyre.

Pas konferencës për shtyp dhe njohjes me bashkëlojtarë dhe stafin e trajnerëve, ishte koha për tifozët në tribuna, pasi shumë prej tyre po mbanin fotografi të Ronaldos.

Ai doli nga një tunel ku shkruhej emri i tij dhe ishin ngjyrat e klubit, ndërsa me të dal nga to filloi zhurma e madhe në stadium, ndërsa fëmijët kishin krijuar një tunel në hyrje të fushës, ku CR7 të gjithë i përshëndeti.

https://twitter.com/AlNassrFC_EN/status/1610325528703078401?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1610325528703078401%7Ctwgr%5E2b60eeb786e29b81ca9fadd6bc071ba37bc040d4%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fronaldo-prezantohet-ne-stadiumin-e-stermbushur-pershendet-femijet-gjuan-disa-top-dhurate-per-fansat-dhe-pastaj-e-mbyll-familjen-e-tij-ne-skene%2F

Pastaj ia mbajti një fjalim të shkurtër, për të kaluar pak kohë me tifozët, ku në drejtim të tyre gjuajti disa topa të nënshkruar nga ai.

Në fund edhe familja e tij u fut në fushë, gruaja me fëmijët, për të përshëndetur të pranishmit.

Në një “Forca Al Nassr’ në gjuhën arabe mbyll prezantimi i yllit të madh.

Cristiano Ronaldo ka mbërritur mbrëmë në Arabinë Saudite dhe sot i ka mbyllur të gjitha marrëveshjet me klubin, ku do të jetë lojtari më i paguar në histori me 200 milionë euro në vit. /Telegrafi

https://www.youtube.com/watch?v=GpCLB9NuJuk

Publikime te ngjashme