Donte të humbiste peshë, vdes në Turqi pas një operacioni në stomak

0 minutes, 37 seconds Read

Oficeri ushtarak Y.Z, ka ndërruar jetë teksa kryente një ndërhyrje në stomak. Ngjarja ka ndodhur në një spital në Turqi, ku Y.Z kishte shkuar të kryente ndërhyrjen me qëllim rënien nga pesha.

Mjekët turq mësohet të jenë shprehur se ai ka pësuar një infarjt gjatë operacionit, dhe se për këtë arsye ka ndërruar jetë.

Gjithsesi ende nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë.

Trupi i oficerit pritet që të vijë mbrëmjen e sotme në Shqipëri në orën 21:00, të cilit më pas do t’i bëhen nderimet mortore. Familjarët e tij fajësojnë mjekët për humbjen e njeriut të tyre të dashur./dosja.al

Publikime te ngjashme