Reuten thotë se Vuçiç dhe Dodik janë faktoret destabilizues të Ballkanit Perëndimor

1 minute, 5 seconds Read

Thijs Reuten, raportuesi special për liberalizimin e vizave për Kosovën, depërtimin e policisë së Kosovës nëpër komunat në veri të vendit i konsideron si pasojë e politikës së lidershipit serb, transmeton Kosova Post.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe presidenti i Bosnje- Hercegovinës – entiteti Republika Srpska Milorad Dodik i konsideron autokratë dhe destabilizues të Ballkanit Perëndimor.

Së bashku me një grup eurodeputetësh, ai i kërkoi edhe Bashkimit Evropian sanksione ndaj Dodik. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i kanë prezantuar tashmë dhe ai beson se të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Bashkimi Evropian.

Reuten kërkoi gjithashtu një hetim kundër Komisionerit Evropian të Zgjerimit Oliver Varhely për ofrimin e mbështetjes për Milorad Dodik dhe aleatët e tij. Ai pretendon se Varhely, duke mbështetur destabilizuesit në rajon, po zbaton politikën e Victor Orban në vendet e anëtarësimit dhe jo në Bashkimin Evropian.

Eurodeputeti holandez dhe raportuesi special për liberalizimin e vizave për Kosovën flet për Al Jazeera thotë se Serbia ska çka pret nga negociatat me Bashkimin Evropian përderisa është afër Kremlinit, dhe edhe BE-ja përfundimisht duhet të vendosë sanksione të ashpra ndaj Milorad Dodik.

Publikime te ngjashme