Konflikti në Lindjen e Mesme/ Rritet numri i viktimave, mbi 1300 izraelitë dhe 1200 palestinezë të vrarë

1 minute, 10 seconds Read

Numri i viktimave në luftën mes Izraelit dhe Hamasit është rritur. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Sky News, të paktën 1300 izraelitë kanë humbur jetën në sulmet terroriste të Hamasit që filluan të shtunën e kaluar.

Në të njëjtën kohë, numri i viktimave në Rripin e Gazës është rritur në 1200, sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë. Izraeli vazhdon të godasë pa pushim Rripin e Gazës, pasi u zotua se do të “shkatërrojë” lëvizjen islamike palestineze Hamas, përgjegjëse për sulmin më vdekjeprurës në histori kundër shtetit hebre.

Në ditën e gjashtë të luftës mes dy armiqve, sulmet izraelite vazhduan sulmet gjatë natës, duke lëshuar raketa në jug të Izraelit. E gjithë kjo pak orë para mbërritjes në Izrael të kreut të diplomacisë amerikane Anthony Blinken.

“Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën, gjatë fjalimit të tij të parë zyrtar si pjesë e qeverisë së jashtëzakonshme që ai formoi dje me Benny Gantz, një nga liderët kryesorë të opozitës.

Të shtunën, më 7 tetor, një ditë pushimi për hebrenjtë, qindra luftëtarë të Hamasit sulmuan nga toka dhe deti dhe vranë më shumë se 1000 civilë në rrugë, në shtëpitë e tyre apo në festival.

Publikime te ngjashme