Konjufca thotë se nuk u duhet drafit i Edi Ramës, mendon se është gabim!

1 minute, 51 seconds Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se ka nuk kanë interes për parë propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse kjo është çështje e institucioneve të Kosovës.

Konjufca pas ceremonisë së përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u ka thënë mediave se Rama nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa i sqaruar të gjitha problemet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Askush nuk e ka parë atë draft përveç nënkryetarit të Kuvendit Republikës së Kosovës. Jo nuk kemi kërkuar me na dërguar sepse nuk kemi interes me parë sepse kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Kurse, sa i përket përmbajtjes së tij, kontaktoni nënkryetarin e Kuvendit, ai thotë se e ka parë. Kryeministri shqiptar tha se është sekret por nënkryetari jonë tha se e ka parë…. Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash por asnjëri nuk ka pas ndonjë efekt…. ….nuk mund ta paragjykoj, nuk e kam parë, mirëpo në parim mendoj që është gabim, pavarësisht përmbajtjes, domethënë një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulë me kryeministrin e Kosovës dhe pa i sqaruat të gjitha këto probleme së bashku, ata takohen“, tha ai.

Konjufca është pyetur edhe për sanksionet e paralajmëruara nga partnerët e Kosovës, pas situatës në veri të vendit.

“Mendoj që institucionet tona janë duke punuar ngushtë me partnerët që kjo situatë të tejkalohet”, tha ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten njoftoi se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.

Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi.

Publikime te ngjashme