Akil Gjakova ka reaguar më në fund në lidhje me rastin e tij, ku kërkohet nga policia për dhunë në familje.
Xhudisti kosovar është vënë në kërkim nga organet e rendit nga dita e sotme (16 prill), por që ai ende nuk është paraqitur.
Duke mos qenë i pranishëm në Kosovë sipas asaj që shkruhet në postimin e Federatës së Xhudos dhe duke besuar në pafajsinë e tij, Akili e ka shpërndarë postimin e tyre në llogarinë në Facebook.
Aty më tej u bë e ditur se Gjakova do të paraqitet vetë në polici, porsa të kthehet në Kosovë.
Duket se xhudisit kosovar do të dorëzohet vetë para organeve të drejtësisë dhe të qartësojë situatën e tij.
Kujtojmë se Akili ka fituar pikët për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” që mbahen këtë verë, andaj ky rast do të përcaktojë të ardhmen e tij./Telegrafi