Udhëheqësi i grupit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se ka rënë dakord të “ndalojë” avancimin e trupave të tij drejt kryeqytetit rus.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka zhvilluar bisedime me Prigozhinin, gjatë të cilave ky i fundit ra dakord të ndalojë trupat e tij dhe të “de-përshkallëzojë situatën”.
“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagnerit në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për uljen e tensionit”, sipas raportimeve.
Ai tha gjithashtu se ishte “e mundur për të gjetur një variant të pranueshëm të de-përshkallëzimit të situatës me garanci sigurie për luftëtarët e Wagner PMC”.
Sipas një njoftimi nga presidenca bjelloruse, kreu i grupit mercenar Wagner kishte rënë dakord të ndalonte avancimin e mëtejshëm të luftëtarëve të tij nëpër Rusi.
Prigozhin konfirmoi se luftëtarët e tij po kthehen në bazat e tyre për të “shmangur gjakderdhjen”.
Ai thotë se “ka dhënë urdhër për t’u kthyer për shkak të rrezikut të gjakderdhjes”.
Lëvizja vjen pasi një kolonë e luftëtarëve të tij hyri në qytetin rus të Rostov-on-Don në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku inteligjenca e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar thotë se selia ushtarake e qytetit ka shumë gjasa të jetë kapur.
Grupi Wagner më pas u nis drejt Moskës./Telegrafi