Lajmërohet nga Beogradi k’rimineli Radoiçiq, vazhdon me fjalë kërcënuese për ata serb që tentojnë të votojnë!

1 minute, 44 seconds Read

Nënkryetari i Listës Serb, Milan Radoiçiq, është lajmëruar nga Batajnica ku ka thënë se serbët lokal të Kosovës do t’i bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit.

“Populli im serb në veri të Kosovës nesër do t’i tregojë të gjithëve se kanë një shtet Serbinë, një flamur për t’u krenuar dhe për të shikuar një president dhe kryekomandantin Aleksandar Vuçiq, siç ishte sot gjatë ushtrimit të Granitit 2023[ në Batajnicë ku kishte qenë varreza masive me trupa të shqiptarëve]”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Sipas Tij Kosova është nuk është e shqetësuar nga forcat e tyre ushtarake.

“Ne e dimë shumë mirë se ata nuk u shqetësuan nga fuqia jonë ushtarake dhe uniteti ynë, hapi i makinerisë sonë, Lazari dhe Milloshi ynë, prandaj na sulmojnë frikacakët”, ka shtuar ai.

Dhe sipas tij ata ndaj këtyre të sulmeve parënduara nga ana e Radoçiqit ata do të përgjigejn vetëm me bojkot të zgjedhjeve.

“Unë nuk do t’i përgjigjem atyre sulmeve, sepse meritojnë përbuzje si dhe zgjedhjet fallco, jodemokratike që duan t’i zhvillojnë me forcë nesër në veri”.

“Ja pse ju bëj thirrje bashkëvendasve të mi nga Leposaviqi, deri te Zveçani, Mitrovica Veriore dhe Zubin Potoku që të jenë dinjitoz, unik dhe të vendosur që nesër të ruajnë paqen, të mos bien pre e provokimeve, dhe përgjigja jonë do të jetë e fuqishme dhe mposhtja e djallit – bojkot i përgjithshëm i zgjedhjeve të rrejshme sepse ata për asnjë serb të nderuar, emri dhe mbiemrat serb nuk ekzistojnë”.

“Ne nuk po kërcënojmë askënd, por nga lufta për të drejtat e serbëve dhe një të nesërme më të mirë nuk po dorëzohemi. Ne thjesht duam të jetojmë në paqe dhe vetë”, ka shtuar ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se autoritetet e Kosovës asnjëherë nuk do të ta sundojnë me ligje pjesën veriore të Kosovës.

Publikime te ngjashme