Prej tash, kërkesën për vërtetim të kaluarës kriminale mund ta merrni në platformën eKosova

0 minutes, 31 seconds Read

Platforma shtetërore eKosova, tashmë do të mundësojë parashtrimin e kërkesës dhe pranimin e vërtetimit të kaluarës kriminale nga Policia e Kosovës, tërësisht në mënyrë digjitale.

“E gjitha që ju nevojitet është që të parashtroni kërkesën dhe të prisni derisa zyrtarët përgjegjës nga Policia e Kosovës të trajtojnë kërkesën tuaj. Pasi që kërkesa e juaj të jetë trajtuar, ju do të njoftoheni në mënyre automatike për të shkarkuar versionin elektronik të dokumentit të nënshkruar në mënyre digjitale”, thuhet në njoftimin e eKosova në Facebook.

Publikime te ngjashme