Policia shqiptare shpërndan ujë të ftohtë për udhëtarët në pikën kufitare Morinë

0 minutes, 46 seconds Read

Radhë të gjata janë mes kufirit Shqipëri -Kosovë në pikën e kalimit kufitar në Morinë.

Fluksi në këto temperatura të larta është krijuar për shkak të kontrolleve dhe numrit të madh të emigrantëve të BE që po kthehen tek të afërmit e tyre në Kosovë.

Në këto kushte të temperaturave përvëluese, policia shqiptare u ka ardhur në ndihmë udhëtarëve duke iu ofruar atyre ujë të ftohtë për tu freskuar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, gjatë ditës së sotme, nisur nga temperaturat shumë të larta, kanë shpërndarë ujë për drejtuesit e automjeteve dhe për pasagjerët, kryesisht për fëmijët e vegjël. Policia Kufitare e Morinës është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Publikime te ngjashme