Mes personave në kërkim nga SPAK edhe Prek Kodra, në 2021 kërcenoi kryministrin Kurti me vrasje!

1 minute, 39 seconds Read

Në mesin e 15 personave të dosjes së SPAK, tetë prej të cilëve janë arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza”, del edhe emri i Prek Kodrës, i cili është shpallur në kërkim. Kodra doli dhe në një raport të Shërbimit Informativ të Kosovës, ku flitej si një nga personat që do kryenin vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në dosjen voluminoze të SPAK pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky dhe Encro prej autoriteve franceze, që çoi në arrestimin e disa personave, del edhe emri  i Prek Kodrës, snajperistit të verifikuar për disa vrasje në Shqipëri dhe Kosovë.  kEmri i Kodrës doli dhe në një raport të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku flitej si një nga personat që do kryenin vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Informacioni për vrasjen e mundëshme të Kurtit, doli në një nga emaelet e ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano që u publikua nga hakerat iranianë. Në një dokument secret, publikuar edhe në mediat e Kosovës, Njësia Kundër Terrorizmit vendase në vitin 2021, kishte marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ  Xhavit Halitit, ish-deputet.

I dyshuari ishte Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument thuhej se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe dyshohej se ishte përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Në emisionin Pressing, në T7, Kodra ka mohuar gjithçka rreth akuzave në drejtim të tij.

“Ç’ka me spjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikum për mu, Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njof dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme”, ka thënë ai.

Publikime te ngjashme