Premtimi i Kurtit për banesat për të sapomartuarit, po vihet në zbatim

1 minute, 3 seconds Read

Qeveria e Kosovës pritet që të ndihmojë të rinjtë me kredi të butë për t’u krijuar kushtet për të blerë shtëpinë e tyre të parë. Një premtim të tillë se do të ndihmonte çiftet e reja e kishte dhënë Kryeministri Kurti.

Ndërtimi i katër mijë banesave me çmim të përballueshëm për të sapomartuarit, premtim ky i Qeverisë Kurti, duket se i ka ardhur koha, njofton Kosova Post.

Nga qeveria për Kosova Post thuhet se nga muaji tjetër synohet kompletimi i koncept- dokumentit që më pas të finalizohet draft-ligji, i cili rregullon po ashtu banimin social.

Kjo u bë pas përfundimit të studimit të fizibilitetit për ndërtesat që pritet të zënë vend në Prishtinë, Pejë e Gjilan.

Në shkurt të 2023-ës, kryeministri Albin Kurti, ishte shprehur i bindur se zbatimi i projektit nis sivjet.

Kryeministri Kurti ka theksuar më herët se lokacionet që janë siguruar deri tani janë në Komunën e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit.

Mundësitë për pagesat e këtyre banesave pritet të jenë 120 muaj nga 120 euro dhe 150 muaj nga 150 euro.

Ndërtimi i banesave parashihet të kushtojë 200 milionë euro me përkrahjen nga Banka Botërore.

Publikime te ngjashme