Policia jep detaje për shpërthimin e mbrëmshëm në Mitrovicën e veriut

0 minutes, 33 seconds Read

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin që u dëgjua mbrëmë në Mitrovicën e veriut.

Sipas njësive policore bëhet fjalë për një shpërthim të një granate dore, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Tirana, Mitrovicë Veri, 21.09.2023 – 22:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se ka ndodhur një shpërthim. Sipas njësive policore bëhet fjalë për një shpërthim të një granate dore, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Publikime te ngjashme