Përplasje e ashpër mes Maestros dhe Luizit për Kiarën: Lëre vajzën të lirë

1 minute, 8 seconds Read

Armaldo dhe Luizi janë përplasur edhe një herë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Shkaku i debatit ishte animi i Armaldos, i cili ndryshe njihet edhe si Maestro brenda shtëpisë, shkruan lajmi.net.

Luizi dhe Olta e kanë akuzuar Maestron se ndërron shpesh anë, varësisht se ku i konvenon atij.

Në anën tejtër, Luizi ka thënë se nuk dëshiron asnjë muhabet me Maestron, por e respekton për kohën që kanë kaluar bashkë.

Por, Maestro i është kthyer keq Luizit duke thënë se ai nuk di të luajë vetëm, andaj edhe shfrytëzon banorët e tjerë, përfshirë edhe të dashurën e tij, Kiarën.

“Ti shkon e i thua secilit tek veshi kështu kështu. Duhet të kesh turp, luaj vetë nëse je lojtar. Ndryshe nuk je lojtar. Shkon i thua Kiarës pse i kthen përgjigje Maestros, mos i jep vëmendje. Lëre vajzën e lirë”, ka thënë Maestro.

Ndërkaq, Luizi ka deklaruar se do të vazhdojë lojën e tij.

“Normal që ashtu do të bëj. Ti çka do bësh? Kam mbaruar punë me ty. Je mbi 40-vjeç shkon tek Kiara i flet për mua, unë nuk i flas të dashurës së shokut”, ka thënë Luizi. /Lajmi.net

Publikime te ngjashme