Aplikacionet më të përdorura nga shqiptarët

1 minute, 14 seconds Read

Nuk është e vështirë të kesh akses në lajme sot, interneti dhe ndërthurja e mediave sociale me ngjarje të rëndësishme mbarëbotërore e ka bërë pothuajse të pamundur të jetosh nën një shkëmb.

Por gjetja e një burimi të besueshëm me një ndalesë për t’u përfshirë me lajmet mund të jetë disi një sfidë.

Madje jo vetëm për marrjen e lajmeve, por në një botë si kjo e sotmja, ku teknologjia është e përhapur kudo në jetët tona, aplikacionet e ndryshme sociale ndër të tjera, na ndihmojnë të argëtohemi, të ndërveprojmë, të komunikojmë me njëri-tjetrin e shumë të tjera.

Në sondazhin e fundit të TAR, shqiptarët janë pyetur se cilat nga aplikacionet përdorin më shumë ata dhe përgjigjet ishin si më poshtë,albiinfo.

Instagram 57%

YouTube 19%

TikTok 14%

Web browser 8%

Mail & Calendar 3%

Epo duket se postimi i fotove e videove të bukura, e gjithçkaje që ofron Instagram është në qendër të vëmendjes së përdoruesve sot në Shqipëri, teksa shikimi i videove të ndryshme në YouTube zë gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të ditës së tyre. TikTok, mjaft i ngjashëm me YouTube është shumë pranë në vendin e tretë, teksa çdo informacion në web është në vendin e parafundit. Mail & Calendar duket se është më pak i përdoruri nga shqiptarët teksa zë vetëm 3% të tyre.

Publikime te ngjashme