Përparim Rama ndërmerr veprimin drastik ndaj PDK-së: A është ky fundi i koalicionit me LDK-në?

0 minutes, 46 seconds Read

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vendosur mbi transformimin e kabinetit të tij.

Në një postim në Facebook, Rama kishte treguar arsyet e shkarkimeve të fundit, të cilat nga anëtarët e PDK-së po konsiderohen si “hakmarrje paolitike”.

Rama ka shkarkuar drejtorin për Shërbime Publike, Ilirik Musliun, si dhe nënkryetaren Donjeta Sahatçiu.

Drejtoritë e udhëhequra nga këta të dy, Rama i ka shkrirë në të tjera dikastere, duke i arsyetuar me “ristrukturim”.

“Këto dy vite kemi punuar shumë së bashku me ekipin dhe pavarësisht sfidave, kemi filluar procesin e transformimit të Prishtinës, duke nisur projekte madhore dhe duke përgatitur plot të tjera që do të fillojnë këtë vit e që kanë për synim ndryshimet pozitive në qytetin tonë. Rrjedhimisht, kam marrë vendim për ristrukturim të kabinetit qeverisës të Kryeqytetit” ka thënë Rama.

Ndiqni kronikën e plotë:

Publikime te ngjashme