PDK kërkon vlerësim të kushtetutshmërisë për seancën ku pati grushte, thotë se Konjufca bëri shkelje

1 minute, 2 seconds Read

Partia Demokratike e Kosovës, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë lidhur me mbajtjen e seancës së Kuvendit, ku pati përleshje fizike.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një postim në Facebook.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ju njoftoj se kemi kontestuar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin për caktimin e Seancës Plenare të javës së kaluar. Si palë e autorizuar pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kemi parashtruar kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për caktimin e Seancës Plenare të datës 13 korrik 2023 të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kërkesën që i njëjti në tërësi të anulohet”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka shtuar se seanca e fundit plenare e Kuvendit, ishte caktuar dhe ftuar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, prandaj si e tillë, duhet të anulohet dhe bashkë më të, edhe të gjitha vendimet që janë marrë në këtë seancë jokushtetuese.

Publikime te ngjashme