“Arrestimi i grabitësve”, Gashi thotë se Policia e Kosovës po e kryen punë me efikasitet, por problemi qëndron në sistemin e Drejtësisë

0 minutes, 50 seconds Read

Gazetari hulumtues, Kreshnik Gashi, e ka komentuar aksionin e Policisë së Kosovës për arrestimin e grabitësve, të cilët kishin marrë pjesë në grabitjen e argjendarisë në komunën e Suharekës.

“Kjo tregon që në fazën e parë te reagimit tregon se Kosova ka bukur kapacitet për ta zbuluar krimin dhe për të mbërritur ta dokumentojë atë që ka ndodhur”, ka thënë Gashi.

Më tej, gazetari hulumtues ka thënë se edhe pse Policia e Kosovës është e suksesshme, por sipas tij, problemi çnderon në sistemin e drejtësisë.

“Në fazat e tjera të Prokuroria dhe Gjykata, raste e vjedhjeve dhe të grabitjeve vazhdojnë të neglizhohen dhe të mos trajtohen ashtu siç duhet”, ka sqaruar Gashi.

Ai ka përfunduar duke thënë se kriminelet që po qëndrojnë në burgjet e Kosovës, sipas tij, ata nuk po edukohen nga shteti, dhe sipas tij, si po lirohen ata, përsëri po i rikthehen veprave kriminale.

Publikime te ngjashme