“Mes turpit e sinqeritetit”, Toska ‘shpërthen’ ashpër ndaj protestës së veteranëve të luftës – ka një pyetje publike!

1 minute, 16 seconds Read

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ora 18:00 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Ata kanë disa kërkesa për çështjet aktuale politike, si dhe kundër ligjit për pagën minimale, në të cilin luftëtarët nuk janë përfshirë.

E në lidhje me këtë protestë ka reaguar gazetarja shqiptare nga Maqedonia, Dijana Toska.

Ajo përmes një postimi në Facebook shtroi një pyetje publike në lidhje me numrin e lartë të veteranëve të luftës.

“Si është e mundur të kemi pas lufte 60 mijë veteran të luftës e vetëm për 3 muaj sa zgjati lufta na u dhunuan seksualisht mbi 20 mijë femra shqiptare!?”

Toska reagoi ashpër ndaj kësaj proteste, duke u shprehur se po ndihet shumë e turpëruar.

“Përderisa nuk kemi turp nga gjaku i derdhun i ushtarëve të UÇK dhe çnjerëzimi i nënave e motrave tona për të cilat krime Serbia ende as falje nuk ka kërkuar, do të vazhdojmë të mbijetojmë si shoqëri e pacivilizuar ku çdo vlerë njerëzore, traditë, kulturë të ketë humbur kuptimin.

Të gjithë ata që sot i thërrasin në protesta këta 60 mijë veteran të luftës, nëse kanë pak dinjitet do të ishte e moralshme në sheshin e Zahir Pajazitit të vendosnin edhe pankarta të mizorive që përjetuan 20 mijë femra, Nana e Vajza TONA Shqiptare, tu shërbejnë si pasqyrë e ndërgjegjjes së vrarë”, shkroi ndër të tjera gazetarja.

Publikime te ngjashme