Pas djegies së Kuranit, në Suedi lejohet edhe një tubim ku do të digjen Bibla dhe Tora

1 minute, 36 seconds Read

Policia suedeze tha të premten se kishte dhënë një leje për një protestë që do të përfshinte djegien e teksteve të shenjta jashtë ambasadës izraelite në Stokholm, duke shkaktuar dënime nga Izraeli dhe organizatat hebraike.

Protesta e diskutueshme, e planifikuar për të shtunën, vjen disa javë pasi një burrë i vuri zjarrin faqeve të Kuranit jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit – duke çuar në zemërim dhe dënime të përhapura në mbarë botën.

Tubimi, siç thuhet më tej, do të përfshinte djegien e Torës dhe Biblës.

Në një koment për AFP, policia e Stokholmit theksoi se në përputhje me legjislacionin suedez u dha leje njerëzve për të mbajtur tubime publike dhe jo për aktivitetet e kryera gjatë tyre.

“Policia nuk jep leje për të djegur tekste të ndryshme fetare – policia lëshon leje për të mbajtur një tubim publik dhe për të shprehur një mendim”, ka thënë Carina Skagerlind, oficere e shtypit për policinë e Stokholmit.

“Një dallim i rëndësishëm”, shtoi ajo.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ishte një nga disa përfaqësues izraelitë dhe organizata hebraike që dënoi menjëherë vendimin.

“Unë dënoj pa mëdyshje lejen e dhënë në Suedi për djegien e librave të shenjtë”, tha Herzog në një deklaratë.

Lexo po ashtuSiç edhe ishte paralajmëruar, një burrë irakian djeg Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm

“E dënova djegien e Kuranit, të shenjtë për myslimanët në mbarë botën, dhe tani jam i lënduar që i njëjti fat e pret një Bibël hebraike, librin e përjetshëm të popullit hebre”, shtoi kreu i shtetit.

Ndërsa Yaakov Hagoel, kryetar i Organizatës Botërore Sioniste, tha në një deklaratë se dhënia e lejes “nuk ishte liri e shprehjes, por antisemitizëm”.

Publikime te ngjashme