Kurti për kalimin e Fondit Sovran: Ndihmon sigurimin e mirëqenies së brezave të ardhshëm

0 minutes, 41 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar sot pasi të enjten në Kuvendin e Kosovës është miratuar ligji për Fondin Sovran.

Kurti ka thënë se me këtë hap, Kosova është më pranë të bashkohet me Irlandën, Slloveninë dhe Greqinë dhe vendet tjera evropiane.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se ky fond do të përmirësojë rritjen e GDP-së, do të rris fitimin e ndërmarrjeve publike dhe do të ndihmojë në sigurimin e mirëqenies së brezave të ardhshëm.

Publikime te ngjashme