Pas dhunës ndaj Gjestit, Vserlo i del në përkrahje Jozin dhe e shpall “mbret”: Reagimet e tij ‘ndezin’ rrjetin

1 minute, 18 seconds Read

Aktit të dhunës së ushtruar nga Jozefin Marku ndaj Besart Kelmendit (Gjesti), gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania”, i ka duartrokitur një nga ish-banorët e këtij edicioni, duke shkaktuar reagime të forta në publik.

Bëhet fjalë për ish-banorin Vserlo, i cili ka reaguar në rrjetet sociale menjëherë pas incidentit që ndodhi live në transmetim.

Përmes një Instastory, ai i ka vendosur Jozit emojin e kurorës, duke e cilësuar si “mbret”, një veprim që është interpretuar si përkrahje publike ndaj dhunës.

Foto: Vserlo/InstaStory

Por nuk mjaftoi me kaq. Vserlo ka publikuar gjithashtu një mesazh me nënkuptime të drejtuar Gjestit, duke shkruar: “Shpresoj të kujtohet veza”, referencë e dyshuar ndaj një incidenti të mëparshëm mes tyre gjatë kohës në shtëpi.

Reagimi i tij ka ndezur rrjetin dhe ka ngjallur kritika të shumta, veçanërisht në një moment kur dhuna është dënuar gjerësisht nga publiku, figura publike dhe vetë produksioni i spektaklit.

Foto: Vserlo/InstaStory

Mbështetja që i jepet një akti të tillë është parë si nxjerrje jashtë çdo norme të respektit dhe etikës, veçanërisht në një emision me ndikim të madh social dhe kulturor në publikun e gjerë.

Ndërkohë, Jozi vazhdon të qëndrojë në vëmendjen e drejtësisë pas arrestimit të tij nga Policia e Shtetit, ndërsa Gjesti është rikthyer në shtëpi pas trajtimit mjekësor, për të vijuar garën në finalen e madhe që do të zhvillohet më 19 prill. /Telegrafi

Publikime te ngjashme