Operatorët ukrainas të dronëve shkatërrojnë sistemin raketor rus Uragan – publikojnë pamjet e aksionit (Video)

0 minutes, 48 seconds Read

Brigada e “kufirit të qeliktë” të ushtrisë ukrainase përdorën dronë kamikaz për të shkatërruar sistemin raketor rus Uragan, i cili u përdor nga trupat e Vladimir Putinit për të sulmuar rajonin e Kharkivit.

Garda kufitare ukrainase ka njoftuar në Facebook përmes postimit të një video, se kanë shkatërruar sistemin raketor rus.

“Njësia armike po rikthehej në selinë e vetë kur e goditëm. Operatorët e dronëve arritën që direkt ta godasin Uraganin dhe ta shkatërrojnë”, u tha nga kjo brigadë ukrainase.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, ministria ukrainase e Mbrojtjes ka njoftuar se tashmë ka shkatërruar 1,039 sisteme raketore ruse, si dhe mijëra pajisje dhe armë tjera ushtarake të rusëve.

Në anën tjetër, ukrainasit po vazhdojnë t’i bëjnë thirrje vendeve perëndimore që t’i dhurojnë sa më shumë armë të rënda, me qëllim që të ndërpresin sulmet ruse.

Publikime te ngjashme