Pas një muaj agjërimi, besimtarët myslimanë mbushin sheshin Skenderbej për faljen e namazit të Bajramit!

0 minutes, 36 seconds Read

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fiter Bajramin. Pas përmbylljes së sakrificës dhe adhurimit ndaj Zotit përmes agjërimit në muajin e Ramazanit, besimtarët myslimanë në kryeqytet u mblodhën mëngjesin e sotëm për të falur namazin në sheshin Skënderbej.

Falja e Bajramit nisi në orën 06.30 ku u lexuan pjesë nga Kurani, ndërsa në orën 06:35 para faljes, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu mbajti një fjalë përshëndetëse.

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Publikime te ngjashme