Operacioni “Shpata”, shkon në tre numri i të arrestuarve në veri – po përpunonin drogë

0 minutes, 49 seconds Read

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e tretë në veri në operacionin ‘Shpata’, nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike.

Një gjë e tillë është njoftuar nga vetë policia me anë të një komunikate për media, ku thuhet se në vazhdën e operacionit, është arrestuar R.K, 55-vjeçar, është arrestuar për të njëjtën vepër penale.

“Sot, më 04.04.2023, rreth orës 15:20, në vazhdën e hetimit të rastit të lart-cekur, policia ka identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar (të dyshuarin e tretë): R.K., (viti i lindjes 1968, mashkull serb kosovar)”, njofton PK-ja.

I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të dy veprave penale: ‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’ dhe ‘’kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ase bimëve të kanabisit’.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Publikime te ngjashme