Pas vrasjes së terroristëve në veri | Serbia nis dislokimin e njësive ushtarake, rajoni mbahet ‘sekret’

0 minutes, 52 seconds Read

Ministri i serb Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq kanë mbërritur në zonën ku janë dislokuar një pjesë e njësive të ushtrisë serbe, ku do të mbajnë një takim për situatën aktuale të sigurisë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Nuk specifikohet se për cilin rajon bëhet fjalë, por kjo mund të nënkuptohet, diku afër kufirit me Kosovën, transmeton Ballkani.info.

Vuçeviq tha më herët sot se KFOR-i “qëndroi mënjanë dhe lejoi” pjesëtarët e policisë së Kosovës të “vazhdonin gjuetinë” e një grupi të serbëve të armatosur pas konfliktit të armatosur në fshatin Banjska në veri të Kosovës.

Në konfliktin e së dielës në atë fshat janë vrarë të paktën tre serbë nga grupi terrorist dhe pjesëtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Dy pjesëmarrës në grupin terrorist janë arrestuar, derisa është kapur armatim i madh. /Ballkani.info

Publikime te ngjashme