Një tifoz ia kërkoi fanellën Mirlind Dakut në gjuhën shqipe, sulmuesi ia plotësoi dëshirën

0 minutes, 42 seconds Read

Pas një barazimi e dy humbjeve, Rubin Kazani u rikthye sot te fitorja në Premierligën e Rusisë.

Skuadra e Rubinit shënoi fitore në udhëtim ndaj Fakel Voronezh me rezultatin minimal 0:1.

Mirlind Daku ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen edhe sot, teksa mori pjesë në aksionin e golit.

Pas ndeshjes, sulmuesi gjilanas përmes një postimi në “Facebook” zbuloi se në Rusi tashmë ka tifozë që duan fanellën e tij.

Madje, reprezentuesit shqiptar fanella iu kërkua edhe në gjuhën shqipe nga një tifoz.

Daku theksoi se është ndjenjë e mirë kur sheh këso lloj shkrimesh.

“Fitore e rëndësishme. Ndjenjë e mirë kur sheh ksi lloj shkrime”, shkroi 25-vjeçari.

Important win❤️‍🔥Ndjenjë e mirë kur sheh ksi lloj shkrime!

Posted byMirlind Dakuon Monday, September 25, 2023

Publikime te ngjashme