Një aeroplan luftarak rus rrëzohet afër kufirit me Ukrainën, vdes piloti

1 minute, 7 seconds Read

Një pilot është vrarë pasi një aeroplan ushtarak rus u rrëzua në rajonin Belgorod të vendit, sipas mediave shtetërore.

Guvernatori lokal Vyacheslav Gladkov tha se një aeroplan që i përkiste Ministrisë Ruse të Mbrojtjes u rrëzua në komunën Valuysky, jo shumë larg kufirit të vendit me Ukrainën, përcjell Telegrafi

“Një ekip hetimor dhe punonjës të Ministrisë së Situatave Emergjente aktualisht janë duke punuar në terren”, tha Gladkov në një postim në Telegram. “Arsyeja e ngjarjes po hetohet. Situata është nën kontroll”.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se aeroplani sulmues Su-25 u rrëzua ndërsa po kthehej në bazën e tij në rajonin e Belgorod pas një misioni luftarak, duke cituar Ministrinë Ruse të Mbrojtjes.

Piloti u vra, ka bërë të ditur TASS, duke cituar ministrinë.

Ndërsa agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti tha se aeroplani u rrëzua në një zonë të papopulluar, “duke mos shkaktuar dëme në tokë”. /Telegrafi

Publikime te ngjashme