Vazhdon bllokimi i rrugës në Shtërpcë, serbët e mbledhur kërkojnë prani më të madhe të KFOR-it

0 minutes, 41 seconds Read

Protesta e serbëve në Gotovushë të Shtërpcës po vazhdon. Të mbledhurit pas plagosjes së sotme të dy të rinjve nga një veturë në lëvizje, kërkojnë prani më të madhe të KFOR-it dhe garanci të sigurisë se diçka e tillë nuk do të ndodhë më.

Disa qindra serbë të grumbulluar vazhdojnë të bllokojnë rrugën, ndërsa të pranishëm janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se dy të rinj të komunitetit serb, kushërinjtë Stefan Stojanoviq (11) dhe Millosh Stojanoviq (31), u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës, kur një i dyshuar qëlloi mbi ta nga një automjet në lëvizje.

Kirurgu Bozhidar Odaloviq në Graçanicë ka thënë se Millosh dhe Stefan Stojanoviq janë jashtë rrezikut për jetën, pas intervenimit kirurgjik.

Publikime te ngjashme