Nga nisja në errësirën e natës deri te mbërritja në Kiev, si u bë në fshehtësi të plotë udhëtimi i Biden

1 minute, 22 seconds Read

Udhëtimi i presidentit amerikane Joe Biden në Kiev të hënën u bë në fshehtësi të plotë. Aeroplani presidencial Air Force One është nisur nga baza ajrore Andrews në mbulimin e errësirës rreth orës 4:15 të mëngjesit, të dielën.

Gazetarëve që po udhëtonin me presidentin nuk u lejua që të mbanin celularët me vete. Në agjendën publike nuk u bënë të ditura detajet rreth udhëtimit ndërsa zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u shprehën javën e shkuar se vizita në Ukrainë nuk ishte opsion.

Të shtunën mbrëma, përpara se të nisjes, Biden darkoi me bashkëshorten e tij në Uashington dhe nuk u pa më në publik derisa mbërriti në Kiev të hënën.

Ukraina është një zonë aktive luftë ku ushtria amerikane nuk ka asnjë kontroll dhe kjo e bën vizitën e së hënës të ndryshme nga cdo udhëtim tjetër presidencial në Irak apo në Afganistan.

Biden ka udhëtuar me një delegacion relativisht të vogël, duke përfshirë këshilluesin kombëtar Jake Sullivan, zëvendësdrejtuesen e stafit Jen O’Malley Dillon dhe ndihmësen e tij personale Annie Tomasini.

Presidenti ukrainas e ftoi fillimisht homologun e tij amerikan për të vizituar Kievin një vit më parë ndërsa forcat ruse po i afroheshin kufirit.

Jo më larg se javën që shkoi, Zelensky e përsëriti se ftesa e tij për Biden-in mbetej e hapur, edhe pse nënvizoi se opsione të tjera për të komunikuar ka.

Publikime te ngjashme