Kica-Xhelili për rastin “Dehari”: Dikush nuk deshti që ky rast të zgjidhet

1 minute, 6 seconds Read

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar lidhur me çështjen e mostrave të rastit “Dehari”.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kica- Xhelili është shprehur se e “diksuh deshti që rasti i Astrit Deharit të mos zgjidhet kurrë”..

“Me këtë zhdukje të mostrave, ky rast mund të mos zgjidhet më kurrë! Dikush nuk deshti që ky rast të zgjidhet! Kush, nuk e di, por di që e gjithë kjo po ndodh TANI! Në këtë qeverisje! Por, sot qeverisë nuk po i pengon kthimi i zyrtarëve të IML-së. Nuk po i pengojnë ditët që po kalojnë pa u gjetur mostrat. Sot diçka ka ndryshuar.”, ka hskruar deputetja e LDK-së.

Lidhur me këtë çështje, Kica- Xhelili ka parashtruar disa pyetje për të cilat ka kërkuar përgjigje.

“A kanë humbur, apo janë zhdukur qëllimshëm mostrat? Apo, janë diku ku ka rrezik të tjetërsohen? Bëhen të papërdorshme? Apo, dikush po mundohet të na krijoj bindjen që po manipulohen? Dikush që nuk mundi ta pranoj të vërtetën sepse i dëmton politikisht? I implikon penalisht? Apo thjesht dikush që e kuptoi, më në fund, që e kishte pasur gjithë kohën gabim?”

Deputetja ka përfunduar se sot rrotullohet veç drejtësia në varr.

Publikime te ngjashme