Momenti kur dërgohet në Gjykatë 19-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri
B.D., 19-vjeçari i cili dyshohet se e vrau mbrëmë bashkëmoshatarin e tij A.Z. në Vushtrri, është dërguar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, atje ku Prokuroria ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Kallxo.com ka publikuar pamje nga momenti i futjes së tij në gjykatë. Ai tashmë e ka pranuar fajësinë, sipas Prokurorisë. […]