Deputetja e Nismës, Krasniqi, konfirmon takimin Limaj-Kurti: Qëllimi është t’i japim vendit institucionet
Pak para nisjes së vazhdimit të 46-të të seancës konstituive, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, e ka cilësuar si shqetësuese bllokadën aktuale politike. Duke folur për media, ajo konfirmoi gatishmërinë e kryetarit të partisë së saj, Fatmir Limaj, për një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje. […]