Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

0 minutes, 35 seconds Read

Nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në seancë plenare nga ora 10:00.

Ky është rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,

7. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Publikime te ngjashme