Një zyrtar ushtarak izraelit thotë se numri i të vdekurve nga sulmi i papritur i Hamasit gjatë fundjavës tani është rritur mbi 1,000, raporton Associated Press.
Gjenerali Dan Goldfus njoftoi shifrën gjatë një konference me gazetarët të martën. Ai foli ndërsa Izraeli po vazhdonte me një ofensivë të ashpër të sulmeve ajrore në Gaza që ka marrë 830 jetë në anën tjetër dhe ka shkaktuar shkatërrim të gjerë.
“Ne do të shkojmë në sulm dhe do ta sulmojmë grupin terrorist Hamas dhe çdo grup tjetër që është në Gaza”, tha ai. “Ne do të duhet ta ndryshojmë realitetin nga brenda Gazës për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri”.
Inkursioni i papritur i Hamasit është deri tani sulmi më vdekjeprurësi militant në historinë izraelite, përcjell Gazeta Express.
Goldfuss u tha gazetarëve se “katër ditët e fundit ishin ditë shumë të vështira për ne”, duke shtuar se forcat e tij po përballeshin me “një armik mizor e të egër”.
“Fatkeqësisht, këtë herë ata ia dolën t’i vrasin mbi 1000 njerëz, mbi 1000 njerëz. Thjesht … nuk mund ta imagjinoni”.