Surroi: Afati për marrëveshjen Kosovë-Serbi është ky vit

1 minute, 2 seconds Read

Këshilltari i ekipit negociator për dialogun Kosovë-Serbi, Veton Surroi ka thënë të martën se ekziston një afat për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, bazuar në propozimin evropian.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, Surroi ka thënë se afati për arritjen e marrëveshjes është viti 2023.

Për këtë afat, ai ka deklaruar se bazohet në tri arsye.

“Ekziston një ‘deadline’ natyral e ai është ky vit. Për shumë arsye: njëra prej arsyeve është që nuk ka zgjedhje në këtë vit, një arsye tjetër është se vitin e ardhshëm mbahen zgjedhjet presidenciale në ShBA; arsyeja e tretë është se ky është një vit në të cilin do të thellohet lufta në Ukrainë dhe reperkusionet e asaj lufte mund të jenë shumë të mëdha për të gjithë regjionin”, ka deklaruar Surroi në emisionin Prime në RTK.

Surroi ka thënë se Kosovës i duhet uniteti politik.

“Është mirë që ketë konsultime mes pozitës dhe opozitës, jo vetëm me deklarime”, tha ai.

Surroi tha se është pro fillimit të procesit negociator dhe duke ruajtur caqet strategjike, si anëtarësimin në NATO e BE, etj.

Publikime te ngjashme