Nëna e Astritit akuza të rënda për Molliqajn: “Ishe ti që erdhe dhe i pari na the që Astriti ka bërë vetëvrasje”

4 minutes, 4 seconds Read

Nëna e Astrit Dehari, Xhemile Dehari, u inkuadrua direkt në emision, për të dhënë versionin e saj e për ta kundërshtuar ish-kryeprokurorin Sylë Hoxha.

“Sylë Hoxha e di shumë mirë se çka punu e qysh ka punu. Para disa jave, me një emision e pash, tha më ka detyru kryeprokurori Lumezi me lexu atë farë deklarate. 12 ditë pas vrasjes së Astritit, ka dalë ka thënë se është vetëvrasje. Po e përmendi edhe raporton e Mjekësisë Ligjore. Përse nuk e lexoi raportin e mjekëve të pavarur ai asnjëherë? Këtij po i drejtohna, përse nuk e ka lexu atë raport për me pa se qysh paska qenë? Edhe në raportin e Mjekësisë Ligjore, e kam lexu edhe unë, nuk shkruan që është vetëvrasje. Konstatimi i Sylë Hoxhës është vetëvrasje, konstatimi i tij i vet, personalisht”, tha zonja Xhemile mes tjerash, për të shtuar: “Nuk kam qejf me ia ndëgju zanin, po të tregoj drejt, as nuk du me ia ndi zanin e as fytyrën me ia pa. Ju lutem, nuk du që ai me u përgjigj”, tha nëna e të ndjerit Dehari duke iu referuar Sylë Hoxhës në Klan Kosova.

Më tej, Xhemile Dehari pati një polemikë edhe me ish-Sekretarin Organizativ të LVV-së, Dardan Molliqaj.

“Dardani ka qenë shok i Astritit. Dardani është i pari që më ka ardhë në shtëpi e më ka thënë se është vetëvrasje për Astritin. Edhe pse po thotë tash që nuk është vetëvrasje, më ka thënë vetëvrasje. Disa javë para se me dalë prej VV, më ka ardhë në shtëpi e më ka thënë, ‘Teta Xhemile, të kom thanë se qështu kom ndi’. Vet e ka pranu që ka thanë vetëvrasje. Edhe një gjë du me ja përmend Dardanit. E di shumë mirë edhe rastin e Arbnorit kur është vrarë, gruaja e Arbnorit, hala unë pa mbërri mirë, hala pa e largu trupin e Arbnorit, i ka thënë ‘kjo ka ndodhë prej juve’. E di Dardani”, u shpreh ajo në Rubikon.

Tutje, nëna e Astrit Deharit tha se po kritikohet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu se po përzihet në punët e drejtësisë. Mirëpo, ajo shtoi se për humbjen e mostrave të gjakut të Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, një drejtor dha dorëheqje. Kurse, sipas saj, për vdekjen e Astritit në burg, askush nuk ka dhënë dorëheqje.

“U kall televizioni t’u thënë Albulena Haxhiu i ka fajet. Një drejtor ka dhënë dorëheqje aty, ndërsa vrasja e Astritit në burg, as drejtor as askush nuk është larguar. Dhurata Hoxha ka fole sa ka mujt, e ka vërtetu 100 mijë herë në TV si për Arbnorin si për Astritin t’u thënë vetëvrasje. Askush prej analistëve nuk ka thënë se ajo po përzihet në punët e brendshme të gjyqësisë a prokurorisë. Sa i përket deputetit që ka dalë, ai ka këqyr me i mbulu punët e veta, por përse e ka lidhë rastin e Astritit, më ka ardh tepër keq se nuk kam pas qejf me përmend, dhe nuk ka përse e përmend. Nuk ka pasur nevojë ai të përmend rastin e Astritit për shkarkimin e tij. Le të merret ai me LVV, le të merret me punët e veta”, deklaroi Xhemile Dehari.

Ndër të tjera, Xhemile Dehari tha se prokurori i rastit, Afrim Shefkiu nuk po merret me rastin.

“Çka është duke bërë Prokurori Afrim Shefkiu? I kam thënë edhe atij, dhe po i them prapë: nëse nuk guxon, nëse frikësohet, nëse nuk di, le të dalë e të kallxoj, e jo ta mbajë rastin 4 vjet, e me thanë pe la unë. Nuk ka mundësi me lënë, sikur qysh e la Sylë Hoxha edhe e fitoi vendin pak më të lartë, erdhi në Prokurori Speciale për qat punë, që ua lexoi raportet që ia paskan dhanë udhëheqësit e tij, dhe doli nga Prizreni në Prishtinë”.

“Si t’u tregoj kësaj prokurorie në bazë të raportit që iu ka ardhë prej Zvicre, që është personi i tretë i përfshirë aty? A u liruan shokët e tij? Ku është Astriti? Pyete Sylë Hoxhën! Dëshmi kanë plotë. Sa iu duhen? 100 mijë dyer, çka u fol në ato burgje, që e ka thirr Sylë Hoxha në zyrën e vet e ka marrë në pyetje Astriti. Vet e di ai çka ka ba për Astritin, shumë mirë e di”, tha në këtë lidhje direkte nëna e Astrit Deharit.

Publikime te ngjashme