Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon është nervozuar me faktin se Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës.
Ajo në një postim në Twitter, i ka bërë thirrje këtij subjekti politik që të dorëzojë pa vonesa listat e saj zgedhore, shkruan lajmi.net.
Von Cramon thotë se pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje, është obligim që buron nga Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, shkruan lajmi.net.
Postimi i Von Cramon:
Na vjen keq shumë për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës dhe kërkojmë që të dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë.
Apel për të gjithë aktorët përkatës në Kosovë e Serbi për të demonstruar përkushtim ndaj Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe Aneksit, si me fjalë ashtu edhe me veprime./Lajmi.net
We deeply regret the #SerbList refusal to take part in the elections in the north of #Kosovo and urge to submit its electoral list without delay.
Appeal to all relevant actors in 🇷🇸 & 🇽🇰 to demonstrate commitment to the Agreement of 27 February & Annex in both words and action. pic.twitter.com/8goVpgd2pj
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 23, 2023