Dhjetëra mbështetës të kandidatit socialist, Rexhë Byberi, kanë dalë në rrugët e Tropojës për të festuar fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Festa me tupanë shpërtheu në sheshin kryesor të qytetit pas numërimit të kutisë së fundit që solli dhe fitoren me 250 vota në avantazh të Byberit ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Besnik Dushaj, raporton A2.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve lokale.
Sipas rezultateve të deritanishme, PS ka fituar shumicën e qyteteve.