Erdogan këndon dhe feston pas rezultateve të rundit të parë (Video)

0 minutes, 34 seconds Read

Rexhep Tajip Erdogan arriti të mposhtë kundërshtarin e tij Kemal Kiliçdaroglu, në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndryshe nga sa kishin parashikuar më parë sondazhet.

Disa orë përpara se epërsia e tij të vendosej në 49.3% ndaj 45.0% të Kilicdaroglu (me një përqindje pjesëmarrje prej 99.96%), presidenti turk po festonte nga ballkoni i selisë së Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në Ankara.

Duke kënduar nga gëzimi, ai u shpreh i sigurt se do t’i shërbejë vendit edhe për 5 vite të tjera, duke theksuar, megjithatë, se rundi i dytë është i mirëpritur, nëse në fund populli zgjedh diçka të tillë.

/GazetaSinjali

Publikime te ngjashme