Shkoj për pushime në Shqipëri, vdes kosovarja

0 minutes, 24 seconds Read

Një qytetare nga Kosova, e cila kishte shkuar në Shqipëri bashkë me familjen për pushime ka humbur jetën në qytetin e Lezhës.

ABC News raporton se ajo ka humbur jetën rrugës teksa po transportohej për në spitalin e Lezhës.

Sipas deklarimeve të familjarëve të saj, turistja ka shfaqur probleme shëndetësore dhe paraprakisht dyshohet për infarkt kardiak.

Mjekësia ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së pushueses.

Publikime te ngjashme