Siljanovska gjatë fjalimit i referohet shtetit të saj vetëm si “Maqedoni”, ambasadorja greke lëshon sallën

0 minutes, 26 seconds Read

Ambasadorja greke në Maqedoninë e Veriut, Sofija Filipidu, lëshoi seancën e inaugurimit të presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova.

Largimi është në shenjë proteste, sepse Siljanovska-Davkova në betimin solemn për presidente nuk e përdori emrin Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut, por Maqedonia.

Siç bëjnë të ditur nga Ambasada e Greqisë, Filipidu u largua nga seanca solemne pas udhëzimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës kanë shkruar edhe mediat greke.

Publikime te ngjashme