Mushkolaj: Listat duhet të pastrohen, veteranëve t’u jepet pension i merituar

0 minutes, 55 seconds Read

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka theksuar se listat e veteranëve duhet të pastrohen, në mënyrë që të dihet kush ka qenë veteran e kush jo.

Ai në “Debat Plus”, ka thënë se veteranët meritojnë pensione më të dinjitetshme.

“Listat duhen me u pastru, pastaj veteranët, s’po them veteran të rrejshëm apo të vërtetë, ka ose veteranë ose rrenca, të ju jepet ajo që e meritojnë, në kuptimin që t’u krijohet një pension që të jetojnë apo mbijetojnë, me 170 euro nuk jetohet as mbijetohet. Pastaj ky 170 euroshi për veteran e kanë ndalu të kenë të drejtë të punojnë, ka shkaktu probleme. Ata punojnë në të zezën, aty ska kontributem dëmtohet edhe vet edhe shtetin”, ka thënë ai.

Cështja e veteranëve sipas Mushkolajt është shumë komplekse, teksa theksoi se paga minimale nuk duhet të lidhet me pensionet.

“Është problem kompleks, Qeveria thotë ta presim vendimin e gjykatës, po them pensioni i veteranit, duhet të rregullohet brenda skemave pensionale, çështja e pagës minimale duhet të ndahet nga pensionet”, tha ai.

Publikime te ngjashme