Vuçiq: Kurti e bëri një truk të mirë dje, por do të jetë jetëshkurtër

1 minute, 8 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur sot për takimin e djeshëm në Bruksel me liderët e vendeve të BE-së dhe me Charles Michel e Josep Borell.

Siç pretendon kreu i shtetit serb, kryeministri Albin Kurti të enjten në Bruksel e ka provuar një “truk të mirë”, por që sipas Vuçiqit do të jetë “jetëshkurtër’.

Vuçiq ka thënë se Kurti ka ofruar idenë për të firmosur të tri dokumentet, dhe sipas tij e ka bërë këtë meqë e ka ditur që Serbia s’do të pranonte.

“Kurti bëri një truk të mirë, por jetëshkurtër dje. E ka provuar më parë, por dje ishte hera e fundit që e nxori, sepse nuk mendoj se mund të kalojë më. I pari ishte një takim me krerët e BE-së dhe më pas me Borell dhe Lajçak. I ka paraqitur idenë, të firmosim të tre dokumentet. Bëhet fjalë për marrëveshjen e dytë, Bruksel, Ohër. E pranoi sepse e dinte që Serbia nuk do ta pranonte”, ka thënë Vuçiq në “Tv Pink”.

Sipas kreut të shtetit serb, Kurti s’është i gatshëm të themelojë Asociacionin.

“Ai nuk do të përmbushë gjithçka, është e qartë se ishte një truk për të blerë kohë”, ka deklaruar Vuçiq.

Publikime te ngjashme