Haxhiu: Veriu po shkon drejt autonomisë për serbët, ndërsa Kosova drejt ndarjes dhe varfërisë

0 minutes, 34 seconds Read

Bekim Haxhiu deputet i PDK-së thotë se tërheqja e Albin Kurtit nga Veriu, po shkon drejt autonomisë për serbët, ndërsa Kosova drejt ndarjes dhe varfërisë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se katër serbët e arrestuar janë liruar, ndonëse ishin arrestuar me shumë pompozitet.

“Lirimi i serbëve, vazhdimi i sanksioneve dhe izolimi për Kosovën po tregon qartë se këto veprime të Qeverisë nuk janë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, por janë rezultat i shantazhit te Radojçiqit, siç i kemi dëgjuar të dëshmuara në aferën “Zdravo””, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

 

Publikime te ngjashme