Connect with us

Kosovë

MPB flet për gjendjen në komuna

Publikuar

me

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftoi të premten se situata pas vërshimeve është stabile, për shkak të ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe rënies së nivelit të ujit.

MPB-ja ka bërë të ditur se përmes Qendrës Operative Emergjente, mbetet e angazhuar të sigurojë rrugët kryesore dhe alternative të qarkullueshme, përmes AME-së dhe në koordinim me Ndërmarrjet Publike, të sigurojë ujë të pijes, si dhe të plotësojë nevojat të tjera të mundshme të qytetarëve nga zonat e vërshuara.

“Institucionet relevante kanë intervenuar në dy lokacione në Komunën e Skenderajt, në 4 lokacione në Mitrovicë, si dhe janë siguruar cisterna për ujë të pijes në këto dy komuna sipas kërkesave”, thuhet në komunikatën për media.

“Në Komunën e Klinës, në disa lokacione ka filluar intervenimi me pompa për largimin e ujit dhe varësisht nga kërkesat do të vazhdojë edhe në zonat tjera të kësaj komune”.

Ministria tutje ka thënë se është në dispozicion të plotë për veprim në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Ju apelojmë për kujdes të shtuar dhe në rast nevoje komunikim me institucionet relevante përmes numrave emergjent: 112, 192, 193 dhe 194”, përfundon komunikata.

Reklama