Connect with us

Bota

Suedia ‘jep leje’ për djegien e Kuranit, shpërthen zemërimi

Publikuar

me

Një lider i dënuar i së djathtës ekstreme në Suedi ka marrë lejen nga autoritetet për të djegur një kopje të librit të shenjtë të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm, në një kohë kur vendi po zhvillon një luftë të vërtetë diplomatike për  të bindur presidentin Erdogan që ta lejojë atë të anëtarësohet në NATO.

41 vjeçari Rasmus Paludan siguroi një leje për të djegur librin përpara ndërtesës më 21 janar, grumbullim i cili përkoi me dy protesta të planifikuara më herët kundër vendimeve të Turqisë.

Danezo-suedez Paludan tha se me veprimin e tij dëshiron të shënojë lirinë e fjalës pasi varja e një kukulle me imazhin e presidentit turk Tajip Erdogan, pranë bashkisë së Stokholmit provokoi një reagim të fortë në Turqi.

Vendimi për të lejuar djegien e Kuranit vjen në një kohë marrëdhëniesh të tensionuara mes Suedisë dhe Turqisë, pas vendimit të kësaj të fundit për të shtyrë anëtarësimin suedez në NATO.

Suedia dhe Finlanda kanë kërkuar anëtarësimin në NATO që nga pushtimi rus i Ukrainës, por kërkesa e tyre duhet të miratohen nga të 30 vendet anëtare të Aleancës.

Reklama